Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Shigjetarit për muajin dhjetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Shigjetarit për muajin dhjetor 2024 nga Christine Haas

Muaj më pozitiv do jete ky për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do përkujdeseni më tepër për atë që keni në krah dhe nuk do doni të bëni ndryshime të mëdha. Ndjenjat do jenë reciproke. Ju beqarët do keni njohje të reja të cilat do fillojnë si miqësi dhe brenda pak javëve do shndërrohen në dashuri emocionuese. Mos kini frike të bëni ndryshime statusi. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni në formën më të mirë edhe sepse nuk do ushqeheni si duhet. Kujdes sepse temperaturat e ngrohta do ju bëjnë ta humbisni tërësisht fuqinë. Buxhetin do e keni në vëmendje dhe do mundoheni ta riorganizoni me kujdes. Pas javës së dytë mund të ketë stabilizim të situatës. Në punë do dini çfarë përpjekjesh të bëni që gjërat të ecin si duhet. Për çdo gjë do reflektoni me kujdes. /dritare.net