Horoskopi i Peshqve për muajin tetor 2024 nga Christine Haas
Dritare.net
Gjatë këtij muaji jo çdo gjë do iu shkojë ashtu si ju e keni dëshiruar. Të papriturat do jenë të shumta. Juve që jeni në një lidhje do kaloni vështirësi të mëdha dy javët e para, ndërkohë që më pas qielli i dashurisë do bëhet më i kaltër. E rëndësishme është të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët do jeni më me fat gjatë javëve të fundit. Shumë persona do mundohen t'iu bëjnë për vete dhe nuk do ndalen së iu surprizuari. Shëndeti herë pas here do ketë probleme të vogla. Mundohuni të ecni sa më shumë në këmbë dhe të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme. Në punë ambienti do jetë elektrizues ditët e para pasi disa kolegë do mundohen t'ua prishin të gjitha planet që keni bërë. Vetëm pas javës së tretë gjërat do fillojnë të stabilizohen dhe ju do ecni në rrugën e duhur. Financat do mbeten problematike nëse nuk merrni masa sa më parë. /dritare.net