Horoskopi i Peshqve për muajin shtator 2024 nga Christine Haas
Dritare.net
Gjatë këtij muaji duhet t'i kushtoni më shumë vëmendje personit që keni në krah sepse përndryshe ka për t'iu ikur nga duart. Java e parë do jetë e qetë, por aspak emocionuese. Vetëm pas datës 15 gjërat mund të fillojnë disi të ndryshojnë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të pare ne momentin qe me pak e presin. As vete nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë se gjërat mund t'iu ndodhnin në këtë mënyrë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar, jo nga ndonjë virus i stinës, por nga ankthi dhe stresi. Në punë do keni konkurrencë të fortë, por kjo nuk do ju frikësojë për të hedhur hapat e menduara. Nëse jeni të punësuar në një institucion dhe keni marrëdhënie me jashtë do jeni më me fat se të tjerët. Gjendja e financave do jetë e mirë, por jo aq sa për të kryer shpenzime ekstravagante apo për të hequr para mënjanë. /dritare.net