
Horoskopi i Peshqve për muajin shkurt 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Këtë muaj do jeni më të afruar, më të dashur dhe më tolerante me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje, besimi që keni ndaj partnerit do rritet edhe më tepër dhe dialogu do forcohet. Marrëdhënia ka për të qenë e shkëlqyer pasi nuk do mungojnë as çastet e veçanta romantike. Ju beqarët do keni plot mundësi për takime, por duhet të tregohen të matur në çdo moment në mënyrë që të bëni zgjedhjen më të mirë. Për shëndet më të qëndrueshëm duhet të vazhdoni të tregoheni sa të mundeni të kujdesshëm me ushqimin dhe nuk duhet të ndërprisni për asnjë çast aktivitetin fizik. Financat vështirë se mund t'i menaxhoni si duhet, por disa të afërm ose miq do ju ndihmojnë tej mase. Në punë duhet të jeni më të duruar që të arrini atë që doni. Besim të plotë tek koleget nuk duhet të keni absolutisht. /dritare.net

















