
Horoskopi i Peshqve për muajin prill 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Ky ka për të qenë një muaj mjaft pozitiv për ju. Do i arrini që të gjitha qëllimet që do i vini vetes dhe do ndiheni mjaft të qetë. Për ju çiftet mund të ketë fillimisht disa ditë të tensionuara, por gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa mund ta kishit menduar. Partneri do hedhë pas krahëve çdo gjë dhe do iu bëjë të ndiheni për mrekulli. Për ju beqarët, ky nuk do jetë një muaj shumë i favorshëm për takime, kështu që ju duhet ende të bëni durim. Për të mos u mërzitur më mirë ta shfrytëzoni kohën duke e kaluar me miqtë. Shëndeti ka për të qenë disa herë më i mirë nga më parë dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Nuk do keni më as dhimbje kockash apo muskujsh. Financat do përkeqësohen tej mase nëse vazhdoni të shpenzoni si më parë. Vërini vetes fre sa më parë. Në punë do i arrini më shpejt objektivat nëse punoni në grup. /dritare.net

















