
Horoskopi i Peshqve për muajin mars 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Do keni diskutime të gjata me familjarët dhe me personat e afërt gjatë këtij muaji. Do i kuptoni gabimet e bëra më herët dhe do mundoheni që t'i ndreqni ato. Nëse jeni në një lidhje mos lejoni që rutina t'iu pushtojë, por bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël që të rindizni atmosferën dhe pasionin. Ju beqarët do keni takime të papritura dhe do merrni propozime fantastike. Gjithçka do jetë edhe më e bukur nga më parë. Shëndeti nuk do jetë gjithë kohës i mirë. Do ndiheni nervozë dhe mund të keni probleme me stomakun. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe gjendja nuk do jetë aspak problematike. Në punë gjërat do marrin një tjetër drejtim. Të gjitha përpjekjet e bëra deri më tani do japin rezultatet e veta. Edhe gjërat që dikur iu janë dukur të vështira do arrihen. /dritare.net

















