
Horoskopi i Peshqve për muajin mars 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Këtë muaj do përqendroheni më tepër tek ato gjëra që i keni më përzemër dhe do i kaloni të tjerat në plan të dytë. Nëse jeni në një lidhje do e forconi bashkëpunimin dhe do filloni projekte të përbashkëta. Pranë partnerit do ndiheni gjithmonë të plotësuar. Ju beqarët do kënaqeni me çdo takim që do realizoni dhe ka gjasë që me një person të mendoni për një lidhje. Shëndeti do jetë i kënaqshme në pjesën më të madhe të kohës, por nuk do mungojnë as ditët me shqetësime të vogla si dhimbje muskujsh, dhimbje koke apo barku. Financat do jenë delikate gjatë javës së dyte dhe kjo për shkak të shpenzimeve të pamenduara që do kryeni. Komunikimi dhe bashkëpunimi me koleget do bëjnë që të keni më tepër arritje në jetën profesionale. Mund te merrni edhe propozime impresionuese. /dritare.net

















