Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Peshqve për muajin dhjetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Peshqve për muajin dhjetor 2024 nga Christine Haas

Tre javët e para të këtij muaji nuk do jeni në gjendjen më të mirë dhe çdo gjë do e bëni sepse duhet bërë. Ju që jeni në një lidhje do keni edhe mosmarrëveshje të forta me partnerin tuaj dhe do vendosni distancë me njëri-tjetrin. Nëse keni një lidhje që ka kohë që nuk ec dhe nuk ju sjell kënaqësi, më mirë jepini fund njëherë e mirë. Ashtu do ndiheni të çliruar. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të pranoni ftesa. Jo të gjithë janë ashtu si do ju shfaqen juve para. Shëndeti herë do jetë i mirë e herë delikat. Duhet të kujdeseni më tepër për ushqimin dhe duhet patjetër të hiqni dorë nga jeta sedentare. Financat vetëm falë ndihmës së familjarëve nuk do dobësohen. Falënderojini ata. Në punë javët e para do jenë goxha të ndërlikuara dhe plot angazhim. Herë pas here nuk do dini çfarë të bëni më parë. /dritare.net