Horoskopi i Peshores për muajin tetor 2024 nga Christine Haas
Dritare.net
Ky muaj do jetë i qetë, por jo shumë i mirë për të gjithë. Nga mesi i muajit mund të ketë disa probleme në fusha të ndryshme. Nëse jeni në një lidhje nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit dhe për pasojë mund të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël. Sqarojeni arsyen pa arritur që gjendja të përkeqësohet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot princin tuaj të kaltër, megjithatë do ja kaloni mire pranë personave të familjes dhe pranë miqve. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Pini cajëra të ndryshme dhe shmangni ushqimet e yndyrshme. Në punë dëgjojini gjithmonë këshillat e kolegëve më të vjetër, por vendimet merrini vetë pasi të keni reflektuar me kujdes. Për planin financiar do jetë një muaj i rëndësishëm sepse do merrni një trashëgimi të majme falë së cilës do i zgjidhni problemet. /dritare.net