Horoskopi i Peshores për muajin shtator 2024 nga Christine Haas
Dritare.net
Gjatë këtij muaji Urani do e ndryshoje paksa ritmin e jetës tuaj dhe qetësia nuk do jetë mbizotëruese. Jeta në çift do jetë ajo që do paguajë më shtrenjtë. Nëse keni pasur probleme vërtet serioze mundohuni t'i zgjidhni sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos lini asgjë për më vonë. Në datën 8 do keni një zënkë të rëndë që do vendosë distancën mes jush dhe mund të mendoni të largoheni përfundimisht. Nëse jeni beqarë nuk keni për të pasur asgjë interesante dhe do ndiheni keq. Shëndeti do jetë i mirë dy javët e para, por më pas do vijnë vështirësitë. Kujdes me virozat. Profesionalisht do jetë muaj i rëndësishëm dhe do jeni plot angazhime. Kontaktet që keni lidhur do ju ndihmojnë të arrini objektivat. Në planin financiar, por i bëtë me kujdes llogaritë nuk keni për të pasur probleme. /dritare.net