Horoskopi i Peshores për muajin qershor 2024 nga Christine Haas
Dritare.net
Gjatë këtij muaji nuk do ju ndodhin gjëra të këqija, por mirë do jetë të mendoni të hiqni disa para mënjanë për të siguruar edhe të ardhmen. Në këtë plan do keni vështirësitë më të mëdha. Silluni mirë edhe me partnerin tuaj sidomos nga java e dytë e në vijim. Mundohuni ta surprizoni atë si dhe t'ia shprehni ndjenjat. I dashuri i zemrës tuaj do ketë nevojë jetike për mbështetje dhe ngrohtësi. Ju beqaret më në fund do besoni në dashuri pasi të njihen me persona fantastike. Zemra do ju rrahe pafund rreth datës 10. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni shqetësime muskulore të cilat duhen trajtuar sa me pare. Për punën do jete muaj aktiv dhe i mbushur me risi. Me pak më shume kurajë dhe këmbëngulje do arrini majat. /dritare.net