
Horoskopi i Peshores për muajin prill 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Klima yjore do jetë disi e tendosur këtë muaj dhe herë pas here mund të lindin edhe mosmarrëveshje me ata që ju rrethojnë. Nëse jeni në një lidhje do e vlerësoni edhe më tepër partnerin tuaj dhe do ja shprehni ndjenjat pafund. Mes ju të dyve çdo gjë ka për të ecur për mrekulli. Dy javët e fundit do jenë më të jashtëzakonshme. Ju beqarët do keni një periudhë disi të ndërlikuar sidomos javën e parë, kur do merrni refuzime nga ata që do iu joshin. Pas datës 22 mund t'iu jepet mundësia për ndonjë aventurë kalimtare, por interesante. Gjendja shëndetësore do mbetet goxha e mirë. Nuk do ndieni më as dhimbjet e shpinës dhe nuk do keni as problemet me barkun. Financat do i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju dalin vështirësi. Në punë çdo gjë ka për t'iu ecur ashtu si keni dashur gjithmonë. Në bashkëpunim edhe me koleget do arrini majat. /dritare.net

















