Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Peshores për muajin nëntor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Peshores për muajin nëntor 2024 nga Christine Haas

Në këtë muaj, jeta juaj do pësojë goxha ndryshime. Lëreni pas të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje duhet ta dëgjoni më me kujdes tjetrin dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të veproni në kokën tuaj. Mos e prishni me dorën tuaj marrëdhënien e ngrohtë që keni krijuar. Ju beqarët do keni një muaj pozitiv dhe plot takime interesante. Papritur do filloni edhe lidhjet që keni ëndërruar. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Mund të prekeni nga viruset e stinës dhe do ndiheni të pafuqishëm. Financat do jenë të qëndrueshme 2 javët e para, por më pas, duke mos shpenzuar me maturi, gjendja do vijë duke u trazuar. Kërkoni ndihmë në rastin më të keq. Në punë shpesh do ju mungojë besimi tek vetja, por në fund, me pak mundim do arrini rezultatet e shumëpritura. /dritare.net