Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Peshores për muajin mars 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Peshores për muajin mars 2025 nga Christine Haas

Muaj mjaft i qetë do jetë ky për ju. Nëse keni një lidhje do jeni të logjikshëm dhe nuk do hidhni hapa të pamenduara më parë. Partneri gjithashtu do ju bëjë të ndiheni për mrekulli falë surprizave që do përgatisë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të shoqërueshëm dhe do e takoni princin tuaj të kaltër më shpejt nga sa e kishit menduar. Gjërat do marrin një tjetër drejtim pas javës së dytë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por shqetësimet e vogla nuk kanë për të munguar. Konsumoni më tepër fruta e perime dhe shmangni gjërat pikante. Me financat do jeni goxha striktë. Pa i bërë mirë llogaritë nuk do hidhni asnjë lloj hapi. Jeta profesionale ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe e mbushur me arritje. Mundet edhe të ndryshoni pozicionin për të kaluar diku ku do fitoni më tepër. /dritare.net