Horoskopi i Peshores për muajin mars 2024 nga Christine Haas
Dritare.net
Këtë muaj duhet të dëgjoni edhe zemrën edhe arsyen sepse vetëm ashtu do gjeni ekuilibrin dhe gjërat do ju ecin mirë. Nëse nxitoheni, nëse tregoheni impulsivë dhe të palogjikshëm mund të keni tronditje. Ju të dashuruarit do përballeni shpesh me goxha probleme. Mire është që të ruani sa të mundni qetësinë, pasi nëse alarmoheni dhe e ngrini zërin vetëm sa do e përkeqësoni situatën. Nëse jeni beqarë do ndihen gati ta ndryshojnë statusin tuaj dhe do përfitoni nga propozimet që do merrni. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Nuk do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe mund të prekeni nga virozat. Financat do jenë të qëndrueshme, por mos prisni përmirësime. Në punë vërtet do përballeni me vështirësi e sfida të mëdha, por ato do ju bëjnë më të fortë dhe do arrini majat. /dritare.net