
Horoskopi i Peshores për muajin maj 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Gjatë këtij muaji duhet patjetër të merrni masa strikte nëse nuk doni t'iu ndodhin të papritura. Çështjet e zemrës duhen menaxhuar me më shume përkujdes sepse çdo gabim i vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për të ardhmen Gjithçka do ndryshoje pas datës 14. Ju beqarët, para se të hidhni hapa, duhet të dëgjoni edhe mendjen, jo vetëm zemrën. Gjendja shëndetësore herë pas here do kalojë vështirësi. Nuk do ndiheni në formën më të mirë të mundshme dhe kjo do ju mërzitë. Në planin financiar do ju duhet të merrni masa akoma më strikte që situata të mbetet e kënaqshme. Në punë do filloni t'i shihni gjërat më qartë pas një periudhe të mbushur me turbullira. Pyeteni shpeshherë veten se cilat janë gjërat që dëshironi t'iu ndodhin dhe mos i ndalni përpjekjet. /dritare.net

















