Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Peshores për muajin korrik 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Peshores për muajin korrik 2024 nga Christine Haas

Ky do jetë një muaj dinamik dhe shumë kreativ. Ju që keni një lidhje, duke qenë se do jeni shumë të shqetësuar për shoqërinë do e lini pak pas dore dashurinë. Gjithsesi partneri juaj do ju kuptojë dhe do kaloni momente të lumtura. Për ju beqarët një ish-i juaj mund të kthehet nga fundi i muajit dhe do ju turbullojë pak. Për sa ju përket parave, keni parasysh që tre javët e para do jenë plot fat. Shëndeti nuk do jetë i kënaqshëm. Do jeni disi të stresuar dhe të lodhur. Bëni pak pushim dhe merruni me ndonjë sport. Gjendja financiare do përmirësohet shumë dhe ju mund të shpenzoni më shumë. Gjithsesi bëni pak kujdes. Pas datës 12 mund të ndërmerrni disa projekte profesionale. Do jeni me shumë fat dhe mund të keni edhe ngritje në detyrë. Edhe nëse mund të jeni të pasigurt që do ja dilni mbanë do bëni mirë të pranoni. /dritare.net