Horoskopi i Peshores për muajin dhjetor 2024 nga Christine Haas
Dritare.net
Këtë muaj do keni goxha probleme në familje dhe nuk do ndiheni shumë të qetë. Në përgjithësi do jeni me humor të keq. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni as kohë dhe as nerva t'i përkushtoheni si më parë partnerit dhe kjo mund të sjellë probleme. Më e mira do jetë të flisni hapur me partnerin dhe t'ia tregoni situatën në te cilën ndodheni. Ju beqarët do keni surpriza të mira dhe të këqija. Mirë është t'i bëni sytë katër në çdo moment që të mos lëndoheni ose mos i lini mundësitë e mira t'iu ikin nga duart. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë se kohët e fundit, kështu që nuk do keni për çfarë të qaheni. Financat serish do jenë të pakta, por do ju mbështesin disa miq të ngushte. Në punë do jeni gjithë kohës në stres sepse nuk do mundni dot t'i çoni në drejtimin e duhur paratë që keni. /dritare.net