Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Luanit për muajin shtator 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Luanit për muajin shtator 2024 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji nuk do keni shumë probleme dhe buzëqeshja do ju shoqërojë. Për ju që keni një lidhje tensioni do ulet ndjeshëm. Do doni të bëni edhe gjëra të reja vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më shumë. Si ju ashtu edhe partneri do e dëgjoni me kujdes njëri-tjetrin dhe nuk e kundërshtoheni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe vetëm që ta ndryshoni statusin sepse do pendoheni më vone. E rëndësishme për t'u thënë është se statusi do ndryshoje deri në fund të muajit. Shëndeti për fat të mire nuk do jetë problematik, përkundrazi edhe nëse keni pasur shqetësime do ndiheni më të qetë. Në punë nuk duhet të ndaleni edhe sikur t'iu dalin sfida të vështira. Gjithçka mund të kalohet po të keni vullnetin e mirë. Në planin financiar do keni vështirësi të shumta për ta mbajtur situatën të stabilizuar pasi do jeni të detyruar të shpenzoni për gjëra jetike. /dritare.net