Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Luanit për muajin prill 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Luanit për muajin prill 2024 nga Christine Haas

Këtë muaj nuk do pendoheni për asgjë që do bëni në çdo fushë. Do jeni më të organizuar dhe do i mendoni mirë gjërat para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje duhet t'i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah sepse në të kundërt gjërat mund të ftohen. Ju beqarët nuk do keni një periudhë të favorshme dhe nuk do përfitoni nga mundësitë që do iu jepen. Shëndeti do jetë goxha më i mirë. Nuk do keni më as shqetësimet e dikurshme. Alergjitë do vijnë duke u stabilizuar. Gjendja e financave do jetë shumë herë më e mirë se më parë. Do kryeni të gjitha investimet e pretenduara. Në punë duhet të kërkoni gjithmonë e më shumë nga vetja nëse doni të arrini lart e më lart. Në fakt i keni të gjitha mundësitë. Ndonjë ditë mund t’iu bëhen edhe propozime interesante. /dritare.net