Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Luanit për muajin nëntor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Luanit për muajin nëntor 2024 nga Christine Haas

Fillimi i muajit do jetë paksa i ndërlikuar sidomos në marrëdhënien me të afërmit. Për fat të mirë pas datës 12 gjithçka do fillojë të përmirësohet. Nëse jeni në një lidhje duhet të reflektoni gjerë e gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të mos gaboni. Gjithsesi në pjesën më të madhe të muajit do jetë dialogu ai që do mbizotërojë. Ju beqarët nuk duhet të refuzoni asnjë ftesë që do ju bëhet, por nga ana tjetër nuk duhet të pranojnë menjëherë të hidhni hapa. Çdo gjë duhet të ndodhe në kohën e vet. Shëndeti mund të ketë disa tronditje të vogla. Mund të ndiheni nervoze në disa momente. Financat do kenë goxha vështirësi dhe gjithçka për shkak të shpenzimeve të ekzagjeruara të kohëve të fundit. Në punë nuk do ju mungojnë idetë për të arritur atje ku doni, por nuk do keni durim dhe do përtoni të veproni. /dritare.net