Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Luanit për muajin mars 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Luanit për muajin mars 2025 nga Christine Haas

Ky muaj do jetë i tensionuar dhe problematik sidomos për ju që jeni në një lidhje. Asgjë nuk ka për t'iu ecur ashtu si keni dashur dhe herë pas here do ju pushtojë pesimizmi. Ju beqarët do bëni të pamundurën për të mos qëndruar më vetëm. Dilni me këdo që do iu ftojë dhe njihuni sa më tepër me ta. Gjendja shëndetësore do vijë duke u stabilizuar pas javës së parë. Do e rifitoni energjinë e humbur duke u ushqyer në mënyrë të shëndetshme dhe duke u marrë me aktivitet fizik. Financat do mbeten delikate për aq kohë sa ju të shpenzoni shuma marramendëse. Në punë nuk do keni shumë ngarkese kështu që mund t'i merrni gjërat sa më shtruar. Nëse punoni në institucione shtetërore do kenë një periudhe më të begatë dhe plot përfitime. /dritare.net