
Horoskopi i Luanit për muajin maj 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Do jeni të pasigurt dhe të paqartë sot prandaj mund të keni vështirësi. Edhe komunikimi do lërë për të dëshiruar. Tek ju të dashuruarit do jenë të shumtë personat që do ndërhyjnë dhe do mundohen t'ua prishin harmonin. Mos e lejoni këtë gjë në asnjë mënyrë sepse vështirë të riktheni normalitetin. Nëse jeni beqarë më mirë të pranoni të dilni me disa persona ne mënyrë që të njiheni me ta. Nëse qëndroni në vend nuk ka për t'iu rënë princi i kaltër nga qielli. Shëndeti do ketë shqetësime. Bëni një kontroll sa më parë në mënyrë që ta kapni problemin pa u ndërlikuar. Gjendja e financave do jetë delikate vetëm ditët e para sepse pas datës 7 do ndryshojë tërësisht situata. Në punë thoni atë që mendoni sepse keni për të marrë vlerësime. /dritare.net

















