
Horoskopi i Luanit për muajin korrik 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Këtë muaj duhet të tregoheni më të kujdesshëm sepse në një moment apo ne një tjetër situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit. Nëse jeni në një lidhje gjërat nuk do ju ecin si kishit menduar. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak. Duhet të ndryshoni sjellje sepse kështu nuk do keni nga t'ia mbani. Ju beqarët do keni ndryshime pozitive në jetën sentimentale. Nuk do ndiheni më të vetmuar përkundrazi do realizoni takime të veçanta. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe edhe pse nëse vuani nga problemet me stomakun apo me zemrën duhet të bëni pak kujdes me ushqimet. Financat do mbeten të turbullta ende. Në punë do ju mungojë besimi tek vetja dhe ka rrezik të mos i arrini dot objektivat. Do ishte mirë ta pranonit ndihmën e disa kolegëve. /dritare.net

















