Horoskopi i Luanit për muajin janar 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Gjatë këtij muaji nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse situata mund t’iu ndërlikohet. Ju që keni një lidhje do kaloni një periudhë pak të turbullt. Do përballeni me rivalë shumë të fortë të cilët do bëjnë çmos t’ua marrin atë që keni në krah. Kujdes edhe me skenat e xhelozisë dhe gjeni mënyrën e duhur për ta mbajtur partnerin të lidhur pas vetes. Ju beqarët do keni mundësi për të krijuar lidhje, por do tregoheni shumë kërkues dhe të pavendosur. Shëndeti do jetë problematik. Do vuani nga pagjumësia dhe stresi do ketë pasoja në gjithë organizmin. Konsultohuni sa më parë me një mjek. Financat do jenë kryesisht të qëndrueshme. Në punë do jeni më të motivuar dhe më të vendosur për ta arritur atë që doni. Mund të ngriheni edhe në detyrë, por duhet të keni parasysh që përgjegjësitë do jenë më të mëdha. /dritare.net