Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Luanit për muajin dhjetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Luanit për muajin dhjetor 2024 nga Christine Haas

Këtë muaj do jeni shumë të përgjegjshëm dhe do ju ndodhin gjëra vërtet interesante në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e qetë dhe dialogu do mbizotërojë në çdo moment. Do jeni të hapur dhe do i respektoni mendimet e tjetrit. Ju beqarët do keni takime interesante dhe do kaloni momente të bukura pranë disa personave. Mund të mendoni për lidhje ose mund të mjaftoheni thjesht me takime dhe argëtim pa filluar angazhime. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë duhet pasur gjithmonë kujdes me ushqimet sidomos me ato që përmbajnë vezë. Financat nuk do jenë aspak ashtu si ju do kishit dashur, por kjo nuk do të thotë që ta lëshoni veten dhe të mos bëni përpjekje për t'i përmirësuar. Në punë duhet të mendoheni disa herë para se të veproni sepse po gabuat nuk do ju falin. Gjithsesi në tërësi do jetë një periudhe e begatë dhe pa vështirësi të mëdha. /dritare.net