Horoskopi i Gaforres për muajin shtator 2024 nga Christine Haas
Dritare.net
Ky muaj ka për të qenë shpesh i tensionuar. Do rikthehen disa probleme të së shkuarës dhe do ju trazojnë të tashmen. Vetëm java e fundit ka për të qenë disi më e qetë. Nëse keni një lidhje deri në datën 11 do përballeni me situata goxha të vështira. Persona të tretë do ndikojnë jashtëzakonisht dhe do ua prishin harmoninë. Mund të mendoheni edhe të largoheni nga partneri për pak kohë. Ju beqarët më mirë shprehini ndjenjat dhe më pas merrini gjërat shtruar. Mos kërkoni asgjë më ngulm. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë i keq. Marsi do rritë rezistencën dhe imunitetin. Në punë portat do ju hapen pas datës 15, deri në atë datë do kaloni peripeci dhe sfida. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por kjo nuk do të thotë që ju ta privoni veten nga gjithçka. /dritare.net