
Horoskopi i Gaforres për muajin nëntor 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Muaj i kënaqshëm ka për të qenë ky që do vijë. Do jeni më të logjikshëm dhe do hidhni hapat e duhura. Ju që keni një lidhje do iu karakterizojë dinamizmi. Si ju ashtu edhe partneri do jeni si një ekip i fortë që do bëni çdo gjë bashkë dhe askush nuk do mund t'iu pengojë. Po ecët gjithë kohës në këtë rrugë do arrini shpejt majën. Ju beqarët duhet të bëni atë që do ju thotë zemra dhe nuk duhet të ndikoheni aspak nga të tjerët. Shëndeti nuk do jetë i qëndrueshëm. Në disa momente do ndiheni të pafuqishëm dhe në disa të tjera do jeni në formë të shkëlqyer. Financat sado që t'i kujdesni nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme. Pranojeni ndihmën e familjareve nëse do ua ofrojnë. Në punë nuk duhet të prisni që gjërat të përmirësohen vetë, por duhet të veproni. Kolegëve mos ju besoni aspak. /dritare.net

















