Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Gaforres për muajin mars 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Gaforres për muajin mars 2025 nga Christine Haas

Ky muaj nuk do jetë tërësisht i qetë për ju. Do kaloni moment të këndshme, por edhe momente të stuhishme, të cilat nuk do dini si t'i menaxhoni. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabim ta tradhtoni personin që keni në krah sepse do vijë fundi i gjithë historisë që keni ndërtuar deri më tani. Nga ana tjetër do lëndoheni të dy palët. Ju beqarët duhet t'ia shprehin ndjenjat personit që do pëlqeni sepse po i latë gjërat me kohën keni për ta humbur shpejt atë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar sidomos javët e para. Shpesh do ndiheni pa fuqi dhe do keni dhimbje në pjese të ndryshme të trupit. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate. Kërkoni ndihmë sepse vetë nuk do i stabilizoni dot. Në punë do keni ide të mrekullueshme dhe do e arrini objektivin tuaj. Nëse ju bëhet ndonjë propozim për ndryshime pozicioni, mendojeni. /dritare.net