Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Demit për muajin shkurt 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Demit për muajin shkurt 2025 nga Christine Haas

Me familjarët dhe miqtë gjërat do ecin më së miri këtë muaj. Nëse jeni në një lidhje javët e para, tensioni dhe mosmarrëveshjet do mbizotërojnë. Asnjeri nuk do hapë rrugë dhe nuk do pranojë të dëgjojë justifikime. Ju beqarët do jeni nostalgjikë për të shkuarën dhe mund të mendoni të riktheheni me dikë që dikur e keni dashur. Kujdes sepse personat nuk ndryshojnë lehtësisht dhe mund të vuani përsëri. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë dhe madje nuk do keni më as shqetësimet nga stomaku apo nga koliti. Buxheti do fillojë të përmirësohet pas datës 11, kështu që deri atëherë tregohuni më të kujdesshëm dhe më të logjikshëm me shpenzimet. Në punë bëjeni çdo gjë pa shumë zhurme sepse përndryshe do nxitni xhelozinë e të tjerëve. /dritare.net