Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Demit për muajin qershor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Demit për muajin qershor 2024 nga Christine Haas

Këtë muaj gjërat nuk do ju ecin ashtu si i keni menduar. Nuk do jeni aspak optimistë dhe nuk do bëni as përpjekjet e duhura për ndryshime. Me partnerin tuaj do keni keqkuptime dhe shpeshherë do debatoni keq me njëri-tjetrin. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni në kërkim të personit ideal, por pa ndihmën e miqve nuk do e gjeni dot atë. Bëni durim deri në ditën e fundit sepse asnjëherë nuk i duhet çfarë ndodh. Për shëndetin duhet të kujdeseni akoma më shumë sepse situata do rëndohet javë pas jave. Financat për fat do jene gjithë kohës të mbrojtura. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do i ndreqni ato menjëherë. Në pune do jeni të zotët dhe do i kaloni me lehtësi vështirësitë e pengesat. Po vazhduat kështu shumë shpejt do ngriheni në detyrë. /dritare.net