
Horoskopi i Demit për muajin prill 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Këtë muaj do keni ide të mira dhe do përjetoni emocione pa fund. Do i konceptoni ndryshe gjërat dhe do tregoheni më të matur. Ju që jeni në një lidhje, javën e pare do keni probleme të mëdha dhe mund të ndihen keq. Jepini fund autoritetit të tepruar nëse doni që t’iu rikthehet qetësia sa më parë. Ju beqarët duhet të dilni e të argëtoheni sa më shumë që të mundeni. Nëse do keni mundësi mund të përfitoni edhe nga ftesat që do ju bëhen. Shëndeti mund të ketë vetëm disa shqetësime të vogla për shkak të lodhjes në pune, megjithatë asgjë për t'u alarmuar. Në planin financiar do bëni mirë të mos nxitoheni për të kryer investime. Në punë mos ju besoni të gjitha atyre që do ju thonë disa kolegë sepse do e bëjnë çdo gjë që t'iu prishin planet. Dëgjoni vetëm mendjen tuaj dhe keni për të arritur gjithnjë e më lart. /dritare.net

















