Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Demit për muajin nëntor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Demit për muajin nëntor 2024 nga Christine Haas

Ky muaj nuk do jete aspak ashtu si ju e keni pritur. Herë pas here mund të përballeni me vështirësi tejet të mëdha. Ju të dashuruarit do e filloni keq këtë periudhë. Zënkat dhe mosmarrëveshjet do bëhen që javën e parë të padurueshme. Mirë do jetë që para se të merrni vendime, të diskutoni njëherë gjerë e gjatë me partnerin. Të gjithë kanë mosmarrëveshje, por lum ata që dinë si t'i menaxhojnë dhe i zgjidhin shpejt. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Asnjë mundësi e mirë nuk do iu jepet këtë periudhë. Shëndeti fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë problem. Do jeni në formë të kënaqshme. Në planin financiar do jeni shumë të qartë për atë që duhet të bëni dhe do merrni masat e duhura. Nuk priten vështirësi. Në punë bëni kujdes nga disa persona që ju rrethojnë sepse do ua prishin gjithë planet. /dritare.net