
Horoskopi i Demit për muajin mars 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Do përkujdeseni tej mase këtë muaj për jetën tuaj familjare dhe mund të lini pas dore gjithçka tjetër. Nëse jeni në një lidhje, mirë do jetë që të flisni me partnerin për çdo gjë. Ai mund edhe t'iu ndihmojë, përveçse t’ iu kuptojë. Jeta do vazhdoje të mbetet e qetë dhe pa asnjë të re. Ju beqarët nuk duhet të flirtoni me çdokënd që do ju dalë përpara sepse mund të zhgënjeheni tej mase dhe mund të lëndoheni për më tepër. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të vini re edhe disa probleme me shikimin prandaj duhet sa më parë të flisni me okulistin. Në planin financiar nuk do keni vështirësi nëse i bëni me kujdes llogaritë. Në punë fatmirësisht çdo gjë do ju ecë sipas parashikimeve. Do merrni edhe shpërblime të cilat do ua ngrohin edhe xhepin. Periudha më e begatë do jete java e dytë. /dritare.net

















