Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Demit për muajin korrik 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Demit për muajin korrik 2024 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji nuk do jeni në gjendje të kuptoni se çfarë doni vërtet. Nëse keni një lidhje partneri do ju mbështesë për gjithçka dhe do ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Ai do jetë i duruar, megjithëse nuk duhet ta teproni dhe të bëheni të bezdisshëm. Nëse jeni beqarë do keni takime të veçanta me dikë që do ju bëjë të ndjeheni mirë. Më vonë do e kuptoni se ky person nuk është i lirë. Gjendja shëndetësore në shumë momente do jetë delikate. Do jeni pak të stresuar dhe të lodhur. Për sa iu përket financave, deri në datën 15 nuk duhet të kryeni shumë shpenzime sepse do ngeleni shpejt me xhepat bosh. Në punë, ato që bëni nuk do ju kënaqin mjaftueshëm kështu që do kërkoni diçka tjetër. /dritare.net