Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Dashit për muajin tetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Dashit për muajin tetor 2024 nga Christine Haas

Ky do jetë një muaj më i mirë për ju sidomos pas datës 12. Tensioni thuajse do mungojë plotësisht dhe kreativiteti do ju ndihmojë t'i hidhni hapat më të sigurta. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të lirë për të shprehur mendimet dhe do dashuroheni pa u druajtur. Çastet e lumtura do jenë të vazhdueshme. Ju beqarët do çliroheni më në fund nga e shkuara dhe do hidhi hapa me personat që ju kanë propozuar së fundmi. Përveç ndonjë shqetësimi momental nga lodhja, probleme serioze shëndetësore nuk do keni. Në punë pas datës 16 do keni më shumë vullnet dhe kurajë për të bërë gjithçka që do ju kërkohet. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe, por që gjithë mundi do ju shpërblehet. Buxhetin do dini përherë ta menaxhoni prandaj jo vetëm që nuk do keni probleme, por situata edhe mund të përmirësohet më shumë. /dritare.net