
Horoskopi i Dashit për muajin prill 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Pas një periudhe disi të vështirë që keni kaluar, këtë muaj do rilindë dielli dhe do jeni goxha më të qetë. Ju të dashuruarit do i jepni më tepër prioritet jetës tuaj sentimetale dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës partnerin. Do dini si ta doni atë me fjalë dhe me gjeste. Ju beqarët do bëni të pamundurën që të krijoni sa më parë një familje. Java e dyte do jetë më e favorshmja nga ta gjitha dhe mundësitë do jenë të shkëlqyera. Gjendja shëndetësore do jetë disi problematike. Mund të keni dhimbje fyti dhe do ndiheni pa fuqi. Sektori financiar do vazhdojë të mbetet delikat. Vetëm me ndihmën e specialisteve mund të arrini atje ku keni dëshiruar. Në planin profesional do ju bëhen goxha propozime kështu që shfrytëzojini sa më shumë që të mundeni. /dritare.net

















