
Horoskopi i Dashit për muajin nëntor 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Ky muaj do jetë shumë entuziast dhe plot të papritura në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Pas javës së dyte mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Ju beqarët që në fillim të muajit do realizoni takimet e ëndërruara dhe zemra do ju rrahë shumë fort. Gjithçka do realizohet si nëpër ëndrra. Shëndeti do jetë i mirë. Do jeni energjikë edhe pse keni kaluar disa festa të cilat mund t'iu kenë lodhur pak. Nëse vuani nga stomaku do jeni disi më të qetë. Në planin financiar do ndiqni një strategji strikte dhe gjendja nuk do jetë aspak problematike. Në punë do jeni më me fat pas datës 9. Do ju bëhen propozime të mahnitshme të cilat nuk duhet t'i refuzoni për asnjë lloj arsyeje. Herë pas here do habiteni edhe me zotësitë tuaja. /dritare.net

















