Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Dashit për muajin maj 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Dashit për muajin maj 2024 nga Christine Haas

Muaj shumë më pozitiv do jetë ky për të gjithë sidomos pas datës 8. Komunikimi në çift do jetë shumë herë më i mirë, prandaj ju të dashuruarit do mund t'i zgjidhni edhe problemet që ju kanë munduar në të shkuarën. Ju beqarët do jeni më të motivuar për ta kërkuar dashurinë e madhe dhe do bëni të pamundurën për ta gjetur. Java më me fat do jetë e dyta. Shëndeti nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të keni probleme me tretjen e ushqimit dhe mund të prekeni edhe nga ndonjë infeksion urinar. Plani financiar ka për të qene më i mirë për shkak të një trashëgimie të shumëpritur. Në punë, po nuk u treguat të logjikshëm dhe po u nxituat do keni probleme serioze. /dritare.net