Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Dashit për muajin korrik 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Dashit për muajin korrik 2024 nga Christine Haas

Gjysma e parë e muajit do jetë shumë e lodhshme dhe e mërzitshme. Nëse keni një lidhje do keni disa probleme të vogla. Partneri do ju kërkojë llogari, por ju nuk do keni dëshirë t’i përgjigjeni. Nëse jeni beqarë, do keni shumë takime, por ka pak mundësi ta gjeni atë që kërkoni. Shëndeti nuk do jetë problematik, por as shumë i mirë. Kujdesuni më tepër për dhëmbët dhe tensionin. Për sa ju përket financave gjërat do jenë normale. Do paguani faturat e muajit, por përsëri do ju ngelen edhe ca para. Në punë do jeni goxha të ngarkuar. Kolegët do mundohen t’iu kritikojnë, por mos e vrisni shumë mendjen. Pjesa e dyte e muajit do shkojë më mirë. Do jeni më diplomatë dhe do bëni që të tjerët t’ju dëgjojnë. /dritare.net