Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Dashit për muajin gusht 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Dashit për muajin gusht 2024 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji do kërkoni harmoninë në çdo mjedis dhe do bëni të pamundurën që t'ia dilni mbanë. Nëse keni një lidhje do kaloni një periudhe më të begatë se më parë. Partneri do jetë në humor në pjesën më të madhe të kohës dhe emocionet do jenë të fuqishme. Ju beqarët do realizoni disa takime mbresëlënëse. Njihuni sa më mirë me ata persona para se të vendosni çfarë do bëni. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer. Në asnjë moment nuk do keni shqetësime apo probleme. Për financat duhet të bëni më tepër kujdes. Situata nuk do jetë e shkëlqyer prandaj çdo shpenzim duhet kryer me maturi. Bëni si të bëni sa të kaloje gjendja delikate. Në punë do jeni plot me angazhime dhe do qëndroni edhe me orare të zgjatura. Fatmirësisht shpërblimet do jenë të majme. /dritare.net