Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Bricjapit për muajin tetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Bricjapit për muajin tetor 2024 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji do i jepni prioritet absolut punës dhe evoluimit të karrierës. Jupiteri, Marsi dhe Dielli do ju mbështesin me çdo veprim dhe do iu japin energjinë e forcën e nevojshme. Nëse keni një lidhje mund të keni kundërshtime me partnerin për disa çështje, por nuk duhet të lejoni që kjo t'iu përçajë. Mos iu lini shteg të lirë ziliqarëve dhe ata që kanë kohë që duan t'iu prishin harmoninë. Nëse jeni ende beqarë mundet edhe të filloni një lidhje, por nuk duhet të ecni me hapa të nxitura. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Pas datës 15 do ndiheni edhe më të relaksuar dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapat që aq shumë i keni menduar. Do keni aftësitë ë duhura për te realizuar çdo objektiv. Në planin financiar, pavarësisht ndikimit negativ të planetëve ju do arrini të ruani ekuilibrin. Rezultatet e mira në punë do ju ndihmojnë goxha. /dritare.net