Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Bricjapit për muajin shtator 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Bricjapit për muajin shtator 2024 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji do nxirrni kthetrat dhe do bëni çdo gjë për të mbrojtur interesat tuaja. Idetë që keni do i shprehni hapur edhe sikur të keni kundërshti nga të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do i jepni prioritet partnerit dhe do e bëni atë të ndihet me fat që ju ka në krah. Mosmarrëveshjet e vogla do i lini pas krahëve njëherë e mirë. Ju beqarët do jeni shumë kërkues dhe nuk do arrini dot të gjeni një person që do i përmbushë të gjitha kërkesat që keni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por për fat do keni vetëm dhimbje kokë dhe muskujsh herë pas here. Në punë pavarësisht rrugës së vështirë nuk do dorëzoheni. Disa miq do ju ofrojnë goxha mbështetje. Sektorin financiar duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse po filluan problemet serioze nuk do mundeni dot ta stabilizoni lehtësisht situatën. /dritare.net