
Horoskopi i Bricjapit për muajin qershor 2024 nga Christine Haas
E Premte 31 Maj 2024, 15:03
Dritare.net

Gjatë këtij muaji do ju pushtojë një ndjenjë dyshimi që nuk do ju lejojë të jetoni të qetë. Jeta në çift nuk do jetë gjithë kohës e mirë kështu që kujdes me çdo hap që do hidhni. Dijeni qe me kokëfortësi e me inat nuk keni për të arritur askund. Ju beqarët do endeni sa andej këndej dhe vetëm javën e fundit do mund të takoni persona që mund t'iu përshtaten. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por që do kalojnë shpejt falë edhe përkujdesjes së familjarëve tuaj. Për financat do jetë muaj me fat. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm në një mënyrë të habitshme. Në punë do merrni komplimente dhe shpërblime për gjithçka që keni arritur. Bravo për iniciativat dhe këmbënguljen. /dritare.net

















