Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Bricjapit për muajin prill 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Bricjapit për muajin prill 2024 nga Christine Haas

Këtë muaj do keni dëshirë të bëni gjëra të reja dhe të argëtoheni sa më shumë. Nëse jeni në një marrëdhënie, partneri do ju mbajë në pëllëmbe të dorës dhe do pranojë t'ua plotësojë një e nga një të gjitha dëshirat. Të dy do fantazoni dhe do përjetoni kënaqësi të reja. Kini parasysh që java e fundit do jetë plot me surpriza. Ju beqarët gjithashtu do keni një muaj të mbushur me takime të rëndësishme. Shfrytëzojini sa të mundni sepse ato do ua ndryshojnë të ardhmen. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë, por nuk do mungojnë as momentet e dobësisë. Kujdesuni më tepër për veten. Për financat do jetë koha e duhur për të riorganizuar gjithçka. Me diplomaci dhe maturi mund ta ndryshoni për mirë situatën. Në punë mbrojini deri në fund idetë dhe keni për të dalë të fituar. /dritare.net