Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Bricjapit për muajin nëntor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Bricjapit për muajin nëntor 2024 nga Christine Haas

Nëse në fillim të muajit do ju dalin goxha probleme, mos u mërzitni sepse situata do qetësohet menjëherë pas javës së pare. Nëse keni një lidhje do jetoni në një ambient të animuar dhe të mbushur me momente të lumtura. Partneri do ju surprizojë me disa propozime dhe disa dhurata. Ju beqarët duhet t'i merrni gjërat si t'iu vijnë dhe duhet të dëgjoni zemrën tuaj. Gjithçka do ecë si e keni ëndërruar. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, kështu që për çdo shqetësim duhet të merrni masa sa më parë. Në planin financiar do jeni më të logjikshëm dhe më të kujdesshëm. Do i kryeni me kujdes shpenzimet. Në punë do jeni mjaft kreative dhe do keni ide brilante. Gjithçka do ecë ashtu si e keni ëndërruar prej kohësh dhe do ndiheni të plotësuar tërësisht. /dritare.net