Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Bricjapit për muajin mars 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Bricjapit për muajin mars 2025 nga Christine Haas

Ky nuk do jete një muaj i qetë as për jetën familjare, as për atë sentimentale dhe as për jetën shoqërore. Do kaloni vështirësi të ndryshme të cilat me vone do ju bëjnë më të fortë. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që javët e para të kaloni një krizë të vështirë. Po nuk u treguat të logjikshëm dhe po këmbëngulët gjithmonë për t'u bërë çdo gjë që doni do keni probleme serioze. Shëndeti herë pas here do ketë probleme. Javën e parë bëni kujdes me ushqimet dhe praktikoni ndonjë aktivitet fizik. Nga java e dytë e në vijim situata do përmirësohet dalëngadalë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do kryeni shpenzime të pamenduara. Në punë do jeni të vendosur të ndiqni rrugën e drejtë për të arritur qëllimet tuaja. Nëse jeni ekonomistë do jeni më të privilegjuar. /dritare.net