
Horoskopi i Bricjapit për muajin mars 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Do keni një jetë mjaft emocionuese këtë muaj dhe shpesh do ju duket vërtet sikur jeni në ëndërr. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur të jetë e fundit. Ju që jeni në një lidhje duhet të mendoni të bëni gjëra të reja e pse jo ndonjë çmenduri të vogël. Rutina është ajo që e shkatërron më shumë se çdo gjë tjetër një lidhje. Ju beqarët duhet ta shfrytëzoni çdo ftesë që do ju bëhet për të pasur njohje të reja. Edhe sikur gjërat të mos shkojnë ashtu siç mund të keni dashur, rëndësi ka të mos qëndroni vetëm. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime vetëm ditët e para sepse më pas gjendja do fillojë të normalizohet. Financat mund të kenë tronditje të vogla për shkak të ndonjë shpenzimi të pamenduar. Gjithsesi nuk do e teproni. Në punë do ju lindin ide nga më të ndryshmet sesi të arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Do ja arrini qëllimit. /dritare.net

















