
Horoskopi i Bricjapit për muajin korrik 2024 nga Christine Haas
E Diel 30 Qershor 2024, 23:11
Dritare.net

Muaj dinamik dhe i mbushur me projekte të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe së bashku do hidhni ato hapa që janë të domosdoshme. Dy javët e fundit do jenë edhe më emocionuese. Ju beqarët do kënaqeni edhe me aventura kalimtare, prandaj do e shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet. Shëndetin duhet ta mbani në çdo moment nën kontroll sepse po abuzuat me diçka dhe po nuk u treguat të kujdesshëm do keni shqetësime. Marrëdhënien me paratë nuk do e keni të mirë. Do shpenzoni shuma marramendëse dhe gjendja do ju dobësohet tej mase. Në punë mos u dekurajoni edhe sikur të përballeni me sfida të vështira. Besoni tek vetja juaj dhe keni për t'ia dalë mbanë me sukses. /dritare.net

















