Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Bricjapit për muajin dhjetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Bricjapit për muajin dhjetor 2024 nga Christine Haas

Ky muaj pritet të jetë shumë më i qëndrueshëm se ai që kaluat. Do jeni më të hapur dhe me komunikues me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni më tepër kohë me atë që doni dhe mund të mendoni t'i çoni gjërat në një tjetër stad. Nëse keni fëmijë do merrni lajme të mira nga kopshti apo shkolla e të vegjëlve tuaj. Ju beqarët do jeni shumë nostalgjike dhe me zor do shkëputeni nga e shkuara. Hapini sytë dhe përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Shëndeti nuk do jetë aspak i mirë. Shumë shpesh stresi dhe lodhja do ju krijojnë probleme të mëdha. Sektori i financave do mbetet delikat deri javën e dytë, ndërsa më pas gjendja do fillojë të normalizohet. Në punë do keni plot projekte për të realizuar dhe nuk do ju mungojë aspak vullneti për t'ia dalë mbanë. Do i rregulloni edhe marrëdhëniet me shefat. /dritare.net